Vdes një person në Pejë, në vendngjarje gjendet një pistoletë
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet të hënën vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes thuhet se është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në […]
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet të hënën vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes thuhet se është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 17.02.2025-11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.















