Vdes një person në Podujevë, policia nis hetimet

Një person ka vdekur në komunën e Podujevës, ai është parë i alivanosur në një fushë, teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku i emergjencës

Policia e Kosovës

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i alivanosur në një fushë në komunën e Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, derisa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar i emergjencës.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, teksa policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar vdekjen.

“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë, i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika