Vdes një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
Një person ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga […]
Një person ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve”, ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që çuan deri te ngjarja















