Vdes një person në Prishtinë, policia po e heton rastin
Një person është dërguar pa vetëdije në QKMF në Prishtinë. Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 28 nëntorit dhe në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Viktima mashkull kosovar, është dërguar […]
Një person është dërguar pa vetëdije në QKMF në Prishtinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 28 nëntorit dhe në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar pa vetëdije për trajtim mjekësor në QKMF nga familjarët, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.















