Vdes një person në Prishtinë, pranë tij u gjet revolja me një gëzhojë

Një person ka ndërruar jetë në emergjencë pas dërgimit me autoambulancë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur një armë, fishekë dhe dy telefona celularë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person është dërguar me autoambulancë në emergjencë, dhe aty ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me një karikator me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulance në emergjence ku  më pas ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika