Vdes një person në Prizren pasi u godit nga rrufeja

Ka vdekur një person në fshatin Petrovë të Prizrenit, si pasojë e goditjes nga rrufeja

Ilustrim

Një person ka vdekur pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.

Viktima i moshës 55-vjeçare ka qenë në traktor duke punuar tokën, kur është goditur nga rrufeja.

Lajmin për PortaliD, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po, mund të konfirmoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika