Vdes një person në qendrën e paraburgimit në Novobërdë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak. Në raportin ditor të PK-së thuhet se ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Është raportuar se viktima mashkull […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak.
Në raportin ditor të PK-së thuhet se ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte në qendrën e paraburgimit, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.















