Vdes një person në vendin e punës në Kaçanik

"Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetëdije mbi ngarkesë”

Ilustrim

Një 62-vjeçar, me inicialet M.D, ka ndërruar jetë të hënën e 19 qershorit në Kaçanik.

I njëjti dyshohet se ka humbur jetën në vendin e punës, thotë për Portali Dukagjini zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 19.06.2023 rreth orës 11:22 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë se në një ordinancë në Fshatin Kaçanik i Vjetër është pranuar një pacient pa shenja jete, i cili ishte dërguar nga disa punëtorë të një fabrike nga fshati Doganaj të Kaçanikut. Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit të Kaçanikut e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar edhe me mjekun e ordinancës ,i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës M. D ( M/K) i moshës 62 vjeçar”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, “nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetëdije mbi ngarkesë”.

Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal siç thotë Veseli nuk ka dilema që mund t’i ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” .

Ndërsa trupi i pajetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika