Vdes një person në Viti, policia po e heton rastin

Një person ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë kohës kur ishte duke fikur një zjarr fushor. Rasti po vazhdon të hetohet nga policia

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë kohës kur ishte duke fikur një zjarr fushor.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet nga institucioni përkatës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 18 shtatorit në Viti.

Viktima thuhet se ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika