Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 nëntorit, dhe i njëjti rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në jug të Mitrovicës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 nëntorit, dhe i njëjti rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika