Vdes një person pasi rrokulliset me motoçikletë në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në Rahovec

Qyteti i Rahovecit

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në Rahovec.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin mbi të.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika