Një person ka vdekur, pasi është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht Bresje të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për Portalin Dukagjini se vdekjen e ka konstatuar stafi kompetent i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), e për aksidentin po kryhen hetimet nga njësia e autostradës.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor, të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.