Policia e Kosovës  ka njoftuar se një person ka vdekur pasi u aksidentua me motoçikletë.

Sipas Policisë, motoçiklisti u aksidentua me një veturë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

E dyshuara, shofere e veturës, është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.

” Është raportuar për një aksident trafiku mes një veture me drejtuese të dyshuarën kosovare dhe një motoçiklete me drejtues viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e Policise se Kosoves.