Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në fshatin Koretin të Kamenicës, bie nga lartësia
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit për Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se një punëtor ishte rrëzuar nga skelet në vendin e tij të punës në fshatin Koretin të Kamenicë. Më tutje Hashani ka thënë se më datën 8 prill, rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar […]
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit për Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se një punëtor ishte rrëzuar nga skelet në vendin e tij të punës në fshatin Koretin të Kamenicë.
Më tutje Hashani ka thënë se më datën 8 prill, rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar se në qendra emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit është një person i moshës 45 mashkull kosovar është pa shenja jete.
“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vendëpunishte në fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, ka thënë ai.
Sipas tij rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga “Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka qene prezent në vendin e ngjarjes janë duke i hetuar rrethanat e rastit”.
Ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë se Prokurori i Shtetit rastin e ka incuar si ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion” ka përfunduar ai.















