Vdes një punëtor në Rahovec – Policia nis hetimet
Një punëtor ka humbur jetën në Rahovec të mërkurën. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se i njëjti ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Gjakovë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, i cili është […]
Një punëtor ka humbur jetën në Rahovec të mërkurën.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se i njëjti ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Gjakovë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, i cili është cilësuar si “Asgjësim,dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Rasti është ende nën hetim.















