Vdes një vajzë nga Skenderaj, Policia nis hetimet
Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është vazhduar për në QKUK ku është raportuar se ka vdekur. Rasti ka ndodhur të dielën pasdite rreth orës 17:30. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Skenderaj 27.04.2025, 17:30 – Lidhur me […]
Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është vazhduar për në QKUK ku është raportuar se ka vdekur.
Rasti ka ndodhur të dielën pasdite rreth orës 17:30.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Skenderaj 27.04.2025, 17:30 – Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, në media është raportuar se viktima ka qenë një 15-vjeçare dhe se njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese.















