Vdes personi i aksidentuar nga treni në Jagodë të Klinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes trenit të udhëtarëve dhe një makine pune në fshatin Jagodë të Klinës.

Në aksidentin e ndodhur më 6 maj në raportin e PK=së thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin rajonal në Pejë, por për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Me datё 13.05.2026, rreth orёs 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinё, ka ndёrruar jetё, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor. Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika