Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i cili ishte aksidentuar të dielën e javës që shkoi në Fushë-Kosovë tashmë ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët.

“Lidhur me rastin, nga familjarët është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte nën përkujdesje mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-oërsh të PK-së.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.