Vdes poeti Adem Gashi

Ka vdekur shkrimtari i njohur, Adem Gashi të martën e 16 janarit

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare poeti e prozatori nga Drenasi, Adem Gashi. Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët.

Kështu ka njoftuar djali i tij përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi. Sot në mëngjes, baba ynë, Adem Gashi, ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, ka shkruar djali i tij, Dardan Gashi.

Gashi u lind në Nekoc të Drenasit. Ai kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa shkollën Normale dhe studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Ka punuar si arsimtar e më pas si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më 1999 u emërua drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.

Nga viti 2002 ka kryer funksione të ndryshme në institucionet shtetërore, sipas fjalorit enciklopedik të Kosovës.

Disa prej veprave të tij poetike janë “Pa ombrellë” 1982, “Duke punuar autoportretin” 1985, “Dorëshkrim i djegur” 2000, “Lulet e vetmuara” 2001, “Lady Mak(th)beth” 2006, “Kthimi i pamundur, Lady” 2013, “Labirinthet e makthit” 2015.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika