Vdes polici i plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani
Një oficer policie që u plagos rëndë në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Mannheim, të premten e kaluar, ka humbur jetën, njoftuan autoritetet lokale. 29-vjeçari ishte një nga gjashtë personat që u plagosën nga sulmuesi, i cili u ndalua në vendngjarje. Ai u godit disa herë në kokë me thikë. Pavarësisht se iu […]
Një oficer policie që u plagos rëndë në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Mannheim, të premten e kaluar, ka humbur jetën, njoftuan autoritetet lokale.
29-vjeçari ishte një nga gjashtë personat që u plagosën nga sulmuesi, i cili u ndalua në vendngjarje.
Ai u godit disa herë në kokë me thikë.
Pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni urgjent, ai nuk mundi të shpëtonte, duke ndërruar jetë pasditen e së dielës.
“Ky lajm më ka tronditur në thellësi”, ka thënë lideri i landit Baden-Württemberg, ku ndodhet Mannheim.
Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të paimagjinueshëm – me të cilin ballafaqohen oficerët e policisë çdo ditë”, ka deklaruar Winfried Kretschmann, raporton BBC.
Ngjarja ndodhi në një shesh të qytetit të Mannheimit të premten.
Sulmi ndodhi në të njëjtën kohë me një tubim në sheshin e tregut të organizuar nga Sturzenberger, një aktivist i ekstremit të djathtë. Një pjesë e saj u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.
Sulmuesi i dyshuar, i cili dyshohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili është në Gjermani që nga viti 2014, u qëllua dhe u plagos nga policia në vendngjarje.
Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë.















