Ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot, më 23 prill akademiku Rexhep Qosja në moshën 89-vjeçare.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është mbajtur në prani vetëm të anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional.
Familja ka kërkuar që të respektohet privatësia në këtë periudhë zie dhe të mundësohet që ata të mbajnë homazhe në qetësi.