Vdes Sali Ajdini, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Ferizajt
Ka vdekur Sali Ajdini nga Ferizaj, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat këtij qyteti. Ajdini gjatë demonstratave të vitit 1982, ishte plagosur me 7 plumba nga policia serbe, ndërsa kishte rënë në koma për disa muaj. Nga lëndime te rënda, mjekët vetëm katër plumba kishin arritur t’ia heqin nga trupi, për arsye se […]
Ka vdekur Sali Ajdini nga Ferizaj, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat këtij qyteti.
Ajdini gjatë demonstratave të vitit 1982, ishte plagosur me 7 plumba nga policia serbe, ndërsa kishte rënë në koma për disa muaj.
Nga lëndime te rënda, mjekët vetëm katër plumba kishin arritur t’ia heqin nga trupi, për arsye se nuk mund të mbijetonte ndryshe dhe për këtë arsye i ndjeri nuk mundi të krijonte familje.
I ndjeri kishte emigruar në SHBA gjatë vitit 1999, ku edhe ndërroi jetë me 23 gusht 2024, varrimi i tij bëhet sot (24.08), në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Ferizajt.















