Vdes Shemi i “Ilirëve” 

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun shqiptar si Shemi ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkak për vdekjen e tij ishte një sulm në zemër. Teksa raportohet se ai është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në “Dragodan”.

Burime të Dukagjinit na bënë me dije që gjatë këtyre javëve të fundit, Shemi ishte duke u ballafaquar me disa probleme shëndetësore.

Kujtojmë që Shemi, ishte i njohur për shumë nga hitet e tij, mes tjerash edhe “Xhamadani Vija Vija”, që mbetet një nga këngët më epike të këngarit tashmë të ndjerë.

Ndër të tjera, edhe këngët si “Unë jam Shqipe nga Kosova”, “Gajdexhiu”, “Minire moj motër” e shumë të tjera në bashkëpunim me Ganimete Abazi – Ganja ishin disa prej hiteve kryesore në karrierën e Shemit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika