Vdes shkrimtari, Milan Kundera, në moshën 94 vjeçare

Romanet e tij të përkthyera gjerësisht përzien spekulimet filozofike me kritikën politike dhe entuziazmin erotik

Vdiq në moshën 94-vjeçare Milan Kundera, autor i "Lehtësia e padurueshme e qenies" | Foto: World News, Indian Express

Milan Kundera, një shkrimtar me origjinë çeke, i cili tërhoqi vëmendjen ndaj shtypjes kulturore dhe politike të Evropës Qendrore nën sundimin komunist, duke shkruar romane të errëta komike që përzienin spekulimet filozofike rreth kiçit, kritikat e totalitarizmit dhe skenat ëndërrimtare të engjëjve të qeshur dhe orgjive pa pasion.

Ai vdiq më 11 korrik në Paris, sipas Bibliotekës Shtetërore Moraviane në qytetin e tij të lindjes, Brno. Ai ishte 94 vjeç.

Kundera vdiq në banesën e tij në Paris, tha Anna Mrazova, zëdhënësja e Bibliotekës Moraviane, e cila përmban të gjithë arkivin e tij pas dhurimit të tij në vitin 2020. “Është një humbje e madhe”, u shpreh ajo.

Ministria çeke e Kulturës dhe kryeministri Petr Fiala konfirmuan vdekjen e tij.

Duke shkruar në ish Çekosllovaki dhe në Francë më vonë ku kishte jetuar që nga viti 1975, kishte adoptuar frëngjishten si gjuhën e tij kryesore.

Kundera hartoi tregime, drama, ese dhe romane të rrëshqitshme dhe eliptike. Ai ishte djali i një pianisti koncertesh.

Ndër të tjera, ai i përshkroi romanet e tij si simfoni polifonike, vepra që përzienin tone dhe stile të ndryshme – fabula, ese, reflektim autobiografik – për të eksploruar natyrën e identitetit ose të vdekshmërisë./ WashingtonPost

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika