Vdes shpikësi i viagrës, nobelisti shqiptar Ferid Murati
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka vdekur një nga doktorët me famë botërore, Ferid Murati. Sipas ministrit të Jashtëm, doktori që ndërroi jetë ka qenë një emër i ndritur në shkencën mjekësore. Ai ka qenë fitueses i çmimit Nobel. “Jo vetëm që kujtojmë ndarjen nga jeta […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka vdekur një nga doktorët me famë botërore, Ferid Murati.
Sipas ministrit të Jashtëm, doktori që ndërroi jetë ka qenë një emër i ndritur në shkencën mjekësore. Ai ka qenë fitueses i çmimit Nobel.
“Jo vetëm që kujtojmë ndarjen nga jeta të fitueses së parë të çmimit Nobel nga Maqedonia e Veriut, me prejardhje shqiptare, Nënës Terezë, por edhe ndjejmë dhembje për shuarjen e laureatit të dytë, Ferid Murat, një emër i ndritur në shkencën mjekësore”, ka theksuar ai.
“Komuniteti shqiptar i Maqedonisë së Veriut i ka falë botës dy laureatë të Çmimit Nobel. 15 vite më parë, si Ministër i Shëndetësisë, pata nderin të emërzoj spitalin kryesor në Gostivar, qytetin e lindjes së Ferid Murat, me emrin e tij”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Muratit.
“Bashkëndjej me familjen dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë, jo vetëm për ta!”, ka përfunduar Osmani.















