OVL – UÇK-, Dega në Fushë Kosovë ka njoftuar se të premten ka humbur jetën, veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në varrezat e fshatit Grabovc i Poshtëm.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, Anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë. Ju informojmë se sot ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha. Varrimi bëhet nesër (e shtunẽ), datë 09.12.2023, ora 15:30, në varrezat e fshatit Grabovc i poshtëm. Ngushllime familjes Berisha”, thuhet në njoftim.