Vdes zëdhënësja e Dritës, Elife Sherifi
Zëdhënësja e kampiones në fuqi të Kosovës në futboll, Drita, Elife Sherifi, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshë të re. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi. Në njoftim, Drita e përshkruan Elifen si një profesioniste të shquar në gazetari dhe një adhuruese të zjarrtë të klubit, që për më shumë se gjashtë vite […]
Zëdhënësja e kampiones në fuqi të Kosovës në futboll, Drita, Elife Sherifi, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshë të re.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi.
Në njoftim, Drita e përshkruan Elifen si një profesioniste të shquar në gazetari dhe një adhuruese të zjarrtë të klubit, që për më shumë se gjashtë vite shërbeu me përkushtim si zëdhënëse.
“Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Prehu në paqe, Elif”, thuhet në njoftim.















