Një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kancerit, infermierja Fitore Zenelaj, ka vdekur pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Siç kanë njoftuar familjarët e saj, Zenelaj vdiq gjatë trajtimit në Francë.

Zenelaj ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit. Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën e fitoren ndaj kancerit.

Pak ditë më parë ajo njoftoi për betejën e re me kancerin.

Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe tri vajza.