
Të rëndë ta mbuloftë dheu i zi, kriminel lufte, frikacak dhe i pashpirt.
Emri yt lidhet me të vdekurit që i le pas, me varrezat masive, me eshtrat e shpërndara në varreza sekondare dhe terciare, me fëmijët e vrarë të Sarajevës dhe me gjenocidin në Srebrenicë.
Tani, e dimë, mitomania serbe do të përpiqet të të zhvendosë nga qelia e Hagës mes legjendave, martirëve dhe heronjve. Por një aktgjykim udhëton nëpër kohë shumë më larg se çdo mit kombëtar.
Njeriu i pashpirt, Ratko Mladiq, vdiq dhe përgjithmonë mbeti kriminel lufte i dënuar me vendim të formës së prerë, i dënuar për gjenocid.
Në qiell qëndrojnë fëmijët-engjëj që ti i vrave, ndërsa ti do të shkosh në vendin e torturave, në atë rrethin e nëntë të ferrit.
Të rëndë ta mbuloftë dheu i zi, Ratko Mladiq.


