“Veç lodhen shumë nëse nuk e zgjedhin UBT-në”, Hajrizi rendit arsyet për maturantët

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, ka renditur një sërë arsyesh pse maturantët duhet ta zgjedhin këtë institucion për të vazhduar studimet e tyre universitare.

Duke folur në Debat Plus, Hajrizi tha se studentët nuk kanë nevojë të kërkojnë mundësi të tjera kur UBT ofron gjithçka në një vend, duke filluar nga infrastruktura moderne e deri te mundësitë për punësim.

Sipas tij, UBT disponon rreth 300 laboratorë dhe një bibliotekë që ai e cilësoi si ndër më të mirat në botë.

Ai theksoi se institucioni ka një raport shumë të favorshëm mes stafit akademik dhe studentëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjen individuale për studentët.

Hajrizi nënvizoi gjithashtu se UBT gëzon akreditime ndërkombëtare nga institucione në Evropë, Britani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë si një garanci shtesë për cilësinë e programeve studimore.

“Veç lodhet shumë nëse nuk e zgjedh UBT-në. Të gjitha i ka në një vend. 300 laboratorë i ka. Bibliotekën më të mirë botërore e ka. Numri i raportit staf i rregullt me studentë është më i miri. Është i akredituar nga Evropa, Britania, nga Amerika. I ka 80 kompani që e kryen praktikën pa dal hiq prej zyrave të UBT-së. Dhe njëkohësisht e ka mundësinë që shumica prej tyre të punësohen… i ka të gjitha programet që i ëndërron, që ka një ëndërr për një program, nuk e gjen  më shume se sa në UBT. E ka çmimin më të lirë të mundshëm që mundet me studiu”, ka thënë Hajrizi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika