Veçohet procedura ndaj 3 të pandehurve në rastin ku është i përfshirë edhe Sveçla

Gjykatësi Eroll Gashi ka marrë vendim që të veçojë procedurën ndaj 3 të pandehurve që janë prezentë, për shkak se disa nga të akuzuarit për veprën penale nuk janë paraqitur në seancë “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi”.

Vetëm 3 nga 10 të akuzuarit në këtë seancë janë prezentë, ndonëse gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për disa prej tyre, ndër ta Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi e Nol nushi. Në këtë seancë janë prezentë Egzon Azemi, Pajtim Dema e Afrim Hoxha.

Në këtë seancë nuk është prezent edhe i akuzuari tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me arsyetimin se ka angazhime urgjente.

Në arsyetimin e policisë për mossjelljen e të pandehurve, është se të njëjtit nuk kanë qenë në adresën që u është përshkruar në urdhëresën e gjykatës.

Egzon Azemi ka kërkuar nga gjykatësi ta lirojë për shkak të disa problemeve shëndetësore, ai nuk ka pranuar që të ketë edhe avokat sipas detyrës zyrtare, me arsyetimin se ky është proces politik me veprime politike dhe nuk është aspak proces gjyqësor real.

Avokatja e caktuar sipas gjyqtarit do të jetë vetëm avokat në gatishmëri për të qenë i pranishëm dhe për ta këshilluar atë për të drejtat e tij gjatë procedurës.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika