Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe i klubit spanjoll Mallorcas, Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Kosovë gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Muriqi mori çmimin kryesor, “Futbollisti i Vitit”.

Kjo është hera e dytë radhazi që ky çmim shkon për sulmuesin që luan në LaLiga. Në anën tjetër, futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës u zgjodh futbollsiti i Balknait, Armend Thaqi.

Gjithashtu FFK-ja ka zgjedhur edhe 11-shen më të mirë të të Supeligës.

Enea Koliçi (Gjilan); Ardian Limani (Drita), Astrit Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani), Armend Thaqi (Ballkani); Endrit Krasniqi (Prishtina), Lindon Emërllahu (Ballkani), Ilir Krasniqi (Llapi), Ermal Krasniqi (Ballkani); Marko Simonovski (Drita), Albion Rrahmani (Ballkani).