Vedati i Stupcave heq dilemat, tregon ku i ka mbjellë flokët

Aktori i njohur ndryshe si Vedat i Stupcave, ka treguar se ka bërë ndërhyrje estetike, derisa ka thënë se i ka mbjellë flokët në “Ozone Hair Clinic”

Pamje nga reklama për "Ozone Hair Clinic"

Të gjithëve u kanë rënë në sy reklamat për mbjelljen e flokëve dhe disa prej tyre, personazh kryesor, kanë pasur aktorin shqiptar Vedat Bajrami.

Ndërkaq, zërat dyshues nëse Vedati i kishte mbjellë vërtetë flokët, u shuan kur gjatë një bisede me Artan Thaçin në “Big Brother VIP”, ka treguar se si e bëri reklamën dhe i ka thënë se i besonte “Ozone Hair Clinic” për ta bërë mbjelljen e flokëve.

“I kam bërë flokët në Ozone Hair Clinic, i kam mbjellë atje! Më pas më kanë gjuajtur disa klinka “fake”  kinse i kam mbjell te ata, duke thënë se jo se te na i ka mbjellë”, ia ka sqaruar Vedati-Artanit.

Por, Vedati nuk u ndal me kaq. Ai ka treguar se kishte bërë reklamë edhe për një klinikë tjetër në Shqipëri, por aty kishte vendosur një paruke dhe nuk ia kishte besuar mbjelljen e flokëve.

“Ja pata bo edhe dikujt tjetër një reklamë, por aty kam pas vendos paruke, ja pata bo dikujt ma moti në Shqipëri një reklamë, por aty kam pas maskë, e kam pas paguar special një italian për maskë me u duk që jam qel, e mandej janë mundu me ma keqpërdor”, ka vazhduar aktori Vedat Bajrami.

Vedati është një nga banorët më të dashur për publikun kosovar, dhe tashmë është zgjedhur finalist në sezonin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika