Vela: Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale
Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka reaguar pas arrestimit të personit të dyshuar nga Policia e Kosovës duke thënë se serbët lokal të Kosovës duhet të kenë besim në forcën e policisë së Kosovës, pasi sipas tij kriminelet do të t’i sjell para drejtësisë. “Banditë e Radoiçiqit do të […]
Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka reaguar pas arrestimit të personit të dyshuar nga Policia e Kosovës duke thënë se serbët lokal të Kosovës duhet të kenë besim në forcën e policisë së Kosovës, pasi sipas tij kriminelet do të t’i sjell para drejtësisë.
“Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, ka paralajmëruar Vela.
Sipas Velës personi arrestuar nga Policia e Kosovës është një njeri me histori të gjatë kriminale.
“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. “Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike”, ka shkruar Vela në Twitter.
A suspect for burning cars of local Serbs in northern #Kosovo has been arrested by @Kosovo_Police. A person with long criminal history!
Local communities in northern 🇽🇰 can trust 🇽🇰 multiethnic police force.
Radoičić’s thugs will be brought to justice for their criminal acts.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 1, 2023















