Vela: Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike.

Vela ka thënë se kryeqyteti i Serbisë, në muajin korrik ishte mikpritës i lëvizjeve rinore të majta ekstreme (komuniste).

Sipas tij, obsesioni i tyre është “promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”.

“Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika