Vela: Mediat pro-qeveritare të Serbisë po raportojnë rrejshëm se ministri Sveçla ndodhet në Belvedere
Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmeve nga mediat pro-qeveritare të Serbisë se janë duke e dezinformuar publikun me lajme të rrejshme për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se kinse ai ndodhet në kampin Belvedere. Vela këto lajme i ka demantuar nëpërmjet një fotografie të […]





Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmeve nga mediat pro-qeveritare të Serbisë se janë duke e dezinformuar publikun me lajme të rrejshme për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se kinse ai ndodhet në kampin Belvedere.
Vela këto lajme i ka demantuar nëpërmjet një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin e tij social Twitter, ku shihet ai së bashku me presidenten Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhela Sveçlën.
“Mediat pro-qeveritare të Serbisë po raportojnë rrejshëm se ministri Sveçla ndodhet në Belvedere. Mos bini pre e dezinformatave dhe propagandës së tyre”, ka shkruar ai.
🚨 #Serbia’s pro-government media are falsely reporting that Minister Sveçla is at Belvedere.
Do not fall for their disinformation and propaganda. #Kosovo institutions are committed to maintain a peaceful and safe environment for all. pic.twitter.com/JcK36gQ2dd
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2022
Më tej ai ka përfunduar duke shtuar se “institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.




















