Vela: Derisa Vuçiq po i dirigjon barrikadat në veri të Kosovës, Osmani po kujdeset për komunitet pakicë
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po i drejton barrikadat, të cilat po e ndalojnë lirinë e lëvizjes dhe po i detyrojnë serbët të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës. Ndërkaq, ai ka theksuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar […]
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po i drejton barrikadat, të cilat po e ndalojnë lirinë e lëvizjes dhe po i detyrojnë serbët të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës.
Ndërkaq, ai ka theksuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Këshillin Konsultativ për anëtarët e komuniteteve, të cilët janë të mandatuar për të adresuar shqetësimet e komuniteteve pakicë në Kosovë.
“Ndërsa, Vuçiq po drejton barrikada që ndalojnë lirinë e lëvizjes dhe detyrojnë serbët vendas të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani takohet me Këshillin Konsultativ për anëtarët e komuniteteve, të cilët janë të mandatuar për të adresuar shqetësimet e komuniteteve pakicë në Kosovë”, ka shkruar Vela në Twitter
While Vučić is directing barricades that stop freedom of movement & coerces local Serbs to protest against #Kosovo institutions, President @VjosaOsmaniPRKS meets w the Consultative Council on Communities’ members who are mandated to address concerns of minority communities in 🇽🇰. pic.twitter.com/WgrcTG1aXb
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 22, 2022















