Vela për Bërnabiqin: Mbreti i çmendur i Vuçiqit që vepron si kryeministre e Serbisë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, duke thënë se “mbreti i çmendur i Vuçiq-it ka një dozë të lartë të shakave”

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila kishte thënë se “kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet”.

Kështu është shprehur ajo në një postim në Twitter, teksa ka komentuar procesin e zgjedhjeve në veri.

Lidhur me këtë, Vela ka thënë se “mbreti i çmendur i Vuçiq-it ka një dozë të lartë të shakave”.

“Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministre e Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake”, ka shkruar Vela në Twitter.

Në anën tjetër, edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka reaguar, duke thënë se “kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.

“E vetmja vegël e mbetur e Serbisë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës”, shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1.000 qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave, dalja e përgjithshme në zgjedhje është 2.4 për qind apo 1.092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.

KQZ-ja nuk raportoi për ndonjë pengesë në procesin zgjedhor.

Kjo është dalja në zgjedhje sipas komunave: Leposaviq: 110 votues apo 0.33 për qind, Zubin Potok: 240 votues apo 3.6 për qind, Zveçan :145 votues apo 2.07 për qind, Mitrovicë e Veriut: 597 votues apo 3.3 për qind.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika