Vela për kërkesën e KPK-së: Përmban pasaktësi faktike e ligjore
Një kërkesë i është drejtuar Zyrës së Presidentes nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që presidentja Osmani të dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit. Për këtë, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo kërkesë përmban pasaktësi faktike e ligjore, dhe sipas tij, është […]
Një kërkesë i është drejtuar Zyrës së Presidentes nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që presidentja Osmani të dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Për këtë, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo kërkesë përmban pasaktësi faktike e ligjore, dhe sipas tij, është manipulative.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka renditur dy të pavërteta të KPK-së, duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar rastin “të pabazë”.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se Gjykatat e rregullta e Supremja nuk kanë vërtetuar se “procesi për rekrutimin e KP ka qenë i drejtë e legjitim”.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, KPK ka thënë se një kërkesë e tillë vije pas shterimit të të gjitha rrugëve ligjore që vërtetojnë se procesi për rekrutimin e pozitës së kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.
Ka gati një vit që prokuroria e shtetit ka mbetur bosh. Edhe pse KPK-ja e ka votuar Isufajn për këtë pozitë, presidentja Osmani nuk e ka trajtuar këtë çështje.
Kërkesa e KPK drejtuar Presidentes përmban pasaktësi faktike e ligjore dhe si e tillë është manipulativ:
– Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar lëndën “të pabazuar”
– Gjykatat e rregullta e Supremja s’kanë vërtetuar se “procesi për rekrutimin e KP ka qenë i drejtë e legjitim” pic.twitter.com/fYqbwE6h6G— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 5, 2023















