Vela: Regjimi i Vuçiqit po pretendon rrejshëm se ka një “realitet të ri” politik dhe ligjor në veri Kosovës
Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se përpjekjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të papranueshme për të pasi sipas Velës, Vuçiq po tenton që “veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimin me agresion si normë udhëzuese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të bazohen […]
Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se përpjekjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të papranueshme për të pasi sipas Velës, Vuçiq po tenton që “veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimin me agresion si normë udhëzuese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të bazohen vetëm në njohjen reciproke, barazinë dhe reciprocitetin”, ka shkruar Vela.
“Regjimi i Vuçiqit po pretendon rrejshëm se ka një “realitet të ri politik” dhe ligjor në veri Kosovës”.
“Policia dhe institucionet tona po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun”, ka shtuar ai.
Kosovo – Serbia relations can only be based on mutual recognition, equality and reciprocity.
Vučić’s regime is falsely claiming that there is a new “political & legal reality in north 🇽🇰”.
Our police & institutions are carrying out their duties in all territory, incl the north.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 29, 2022
Ai ka përfunduar duke thënë se barrikadat që ishin vendosur nga strukturat ilegale të Serbisë, janë duke u larguar.















