Vela: Serbët lokalë të Kosovës nuk i bashkohen protestës në veri, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit

Shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, ka thënë se serbët lokalë të Kosovës nuk i bashkohen protestës së organizuar nga Serbia në Mitrovicën Veriore, për shkak se, siç thotë ai, ata duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre sikurse të gjithë njerëzit në Kosovë, gjersa ka shtuar se "nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit"

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit





Shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, në lidhje me protestën në veri të organizuar nga Lista Serbe, ka thënë se serbët lokalë të Kosovës nuk i bashkohen protestës së organizuar nga Serbia në Mitrovicën Veriore, për shkak se, siç thotë ai, ata duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre sikurse të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë”,  gjersa ka shtuar se ata nuk duan të jenë mish për top, për regjimin e Vuçiqit.

Ndërsa të shtunën, Blerim Vela vendimin për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët, e ka ngjasuar me situatën në Donbas të Ukrainës në vitin 2014.

“Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, ai ka thënë se Serbia është duke i detyruar serbët e Kosovës që ta braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Gjithashtu, sipas tij, ky vendim tregon se Lista Serbe gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për ta destabilizuar Kosovën nga regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vela pas bojkotimit të institucioneve nga serbët: Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika