Vela: Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë, pa pendim për krimet që ka kryer në vitet e ’90-ta

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj mohimit që janë duke i bërë zyrtarët e lartë të shtetit serb gjenocidit në Kosovë të shkaktuar nga aparati shtetëror i Serbisë në 1999.

Sipas Velës, ngjarja e Reçakut është ajo që ia ka hequr maskën politikës së shtetit të Serbisë para botës demokratike.

“Masakra e Reçakut e vitit 1999, shpërfaqi politikën gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

“Sot, nivelet më të larta të regjimit të Vuçiq-it ende e mohojnë këtë krim të tmerrshëm lufte”.

“Serbia është vendi i sëmurë i rajonit tonë pa pendim për krimet që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela në  Twitter.

Vela ka përfunduar duke thënë se ngjarja se Reçakut nuk do të përsëritet “kurrë më”.

Republika e Kosovës ende nuk e ka paditur shtetin e Serbisë për gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar.

Serbia, përveç se ka kryer gjenocid në Kosovë, ende po vazhdon ta mohojë masakrën e Reçakut

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka vazhduar të propagandojë, duke mohuar gjenocidin që e ka kryer aparati shtetëror i Serbisë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare civile.

Selakovç e ka akuzuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker se ky i fundit e ka keqpërdorur OSBE-në.

Selakoviq ka vazhduar propagandën duke thënë, “manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe udhëheqjen e William Walker e shndërroi këtë veprim antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, raporton Tanjug, përcjell Dukagjini.com.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviç-it.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika