Blerim Vela Shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osman, ka reaguar duke bërë ritweet në rrjetin e tij social Twitter, komunikatën e Ambasadës Amerikane në Sarajevë e cila thotë se kjo ditë është në kundërshtim me marrëveshjen e Dejtonit.

Sipas Velës, nëse Republika Srpska dëshiron që të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina, ajo vetëm do të shkatërrojë veten e saj dhe të gjithë ata për rreth saj që përkrahin një gjë të tillë.

“Mesazh i qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kukullat e Rusisë, që u mblodhën për të festuar të ashtuquajturën ditë të Republikës së Srpska nga i Presidentit të serb Aleksandar Vuçiq-it”, ka shkruar në Vela në Twitter.

Clear message from 🇺🇸 to #Russia’s puppets gathered to celebrate the so-called day of RS: Dodik & ministers from #Serbia joined by Vučić’s son:

“The Republika Srpska will only destroy itself and those around it pursuing the will-o-wisp of independence”. #Bosnia is indivisible. https://t.co/PSLHup6qef

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 9, 2023

Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës ka përfunduar duke thënë se “Bosnja është e pandashme”.