Vela: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës, Serbia mban përgjegjësi të plotë

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, foto Telegrafi.

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e situatës.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se strukturat kriminale janë urdhëruar për një përshkallëzim të tillë.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues ‘paqësorë’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, ka shkruar ai.

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, në vendin e ngjarjes është hedhur gaz lotsjellës, si dhe dëgjohen krisma armësh.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut, të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Në Leposaviq, po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.

Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milion euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milion euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika