Blerim Vela Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se protesta javore në Beograd, të cilat kanë parë një numër të madh pjesëmarrësish, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Serbisë, Alekasnadar  Vuçiq për t’i etiketuar ata si bashkëpunëtorë me Kosovën dhe Kroacinë.

Sipas Velës, kidnapimi i tre  pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia ka qenë një përpjek e Vuçiqit për ta larguar vëmendjen e protestuesve.

“Këtë javë, ai[Vuçiq] iu drejtua nxitjes së retorikës nacionaliste pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, duke u përpjekur të largonte vëmendjen. #Majdan #Proleće””, ka shkruar Vela në Twitter.

“Pavarësisht përpjekjes së kotë të Vuçiqit për t’i etiketuar protestuesit e kanë marrëveshje të fshehtë me Kosovën dhe Kroacinë, protestat javore në Beograd panë pjesëmarrje të madhe”, ka përfunduar Vela.

Despite Vučić’s futile attempt to label them as collusion with Kosovo and Croatia, the weekly protests in Belgrade saw huge turnout. This week, he resorted to fueling nationalistic rhetoric after the abduction of 3 Kosovo Policeman, trying to divert attention. #Majdan #Proleće https://t.co/2FTyWXdOFX

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 17, 2023