Veliaj: Krenar që një rrugë në New York do të mbajë emrin e Ismail Qemalit

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka pritur në takim iniciuesit për emërimin e një rruge në New York me emrin e Ismail Qemailit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një tjetër rrugë në New York do ta mbajë emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemaili.

Ai ka pritur në zyrën e tij, Nader Niska, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island ka realizuar këtë nismë, ndërsa Veliaj është shprehur se ndihet krenar për realizimin e kësaj nisme.

Pas rrugëve “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”, një tjetër rrugë në New York do të mbajë emrin e Babait të Kombit, Ismail Qemali. Kënaqësi të prisja në zyrë, mikun dhe atdhetarin, Naser Nika, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island, New York, realizuan këtë nismë, Shumë krenar!”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme dhe më të vjetra të diasporës në New York, dhe emërtimi i një rruge me emrin e një heroi kombëtar shqiptar përforcon identitetin dhe pranimin e tyre në këtë qytet.

Kjo rrugë që do të mbajë emrin e një shqiptari nuk është e vetmja, pasi atje janë “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”, dy rrugë të tjera që mbajnë emrin e atdhetarëve shqiptarë në New York.

Moment historik: Rruga e parë në New York në emër të Ismail Qemalit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika