Veliu për Bulliqin: Nisi zbatimin e programit qeverisës me zhvatje, nepotizëm dhe punësime partiake

Agim Veliu, ish-nënkryetar i LDK-së

“Ende pa u ulë në ‘fron’, kreu i mashtruesve të LVV-së në Podujevë, nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv, përmes zhvatjes, nepotizmit dhe punësimeve partiake”.

Kështu e ka akuzuar ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, kryetarin e tanishëm të kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.

“Erdhën në pushtet duke proklamuar qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, pa krime me tendera e punësime publike. E dinin dhe i njihnin kush janë ata që po premtonin, por ua besuan pushtetin. Mirëpo, shpejt u bindën se e tëra ishte rrenë dhe mashtrim”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Sipas tij, Bulliqi nisi fushatën e egër të spastrimeve brenda administratës komunale nëpërmjet frikësimit, presionit dhe kërcënimeve.

“Strategjia që zbatoi nga dita e parë ishte ajo e frikësimit, presionit dhe kërcënimit në forma të ndryshme të largimit nga vendi i punës. Diskriminimi vazhdoi përmes ndërrimit të vendeve të punës për punëtorët e administratës, duke i ulë në pozita. Kryetari aksidental e bëri këtë si formë presioni ndaj shërbyesve civilë, që të dorëzohen dhe ta lëshojnë punën. Të gjitha këto i bëri në mënyrë të kundërligjshme. Dëshmi për këtë janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i cili i shpalli të paligjshme vendimet e kryetarit të Komunës”, ka vijuar Veliu.

Ai ka thënë tutje se Bulliqi duhet të ndalet.

“Qeverisjes abuzuese të kryetarit aksidental nuk i rrezistuan as bashkëpunëtorët e tij në ekzekutiv, duke u dorëhequr nga pozitat e drejtorëve. Këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja. Jo që nuk bënë asgjë të mirë për komunën dhe qytetarët e saj, por që nga dita e parë qeverisën me platormën e abuzimit me shërbyesit civilë dhe mashtrimit të qytetarëve. Kryetarit mashtrues dhe abuzues duhet t’i thuhet ndal”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika