Veliu për Ekrem Hysenin: “Dr.Manipulatori” me bandën e tij ka për qëllim zhbërjen e LDK-së

Ish kryetari i LDK-së në Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në Facebook ka reaguar për procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë. Ai thotë që në këtë proces janë thyer të gjitha rregulloret e Statutit të LDK-së dhe shprehet se kryetari i zgjedhur, Ekrem Hyseni dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, "kaluan çdo limit"

Ish kryetari i komunës së Podujevës dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në po të njëjtën komunë, Agim Veliu ka reaguar për herë të dytë, në lidhje me procesin zgjedhor të LDK-së në Podujevë.

Veliu përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë që “Ekremi i Lumirit me bandën e tij” sipas tij “kaluan çdo limit, duke shkuar deri në absurd”.

“Sipas maksimës ‘qëllimi arsyeton mjetet’, Ekremi i Lumirit me bandën e tij, me qëllim të “gjithëpërfshirjes” në procesin manipulator të zgjedhjeve në Llap, kaloi çdo limit, duke shkuar deri në absurd.”, ka shkruar Veliu.

Gjithashtu, Veliu shprehet se në këtë proces janë shkelur të gjitha dispozitat e Statutit të LDK-së, duke thënë që është zgjedhur delegatë një person nga një zonë e thellë malore ku tash e disa vite ai fshat ekziston vetëm në hartë dhe nuk jeton askush aty.

“Nga nëndega që është shuar nga viti 2006, ekipi i kryemanipulatorit në mes maleve të Sylevicës përmes ‘kuvendit të dhelprave e lepujve’ ia siguruan ‘dokut’ një delegat në degë dhe shefit të tij Lumirit në Kuvendin Qendror, duke e kontrabanduar Bujar Gimollin përmes nëndegës fiktive në Zhiti”, ka thënë Veliu.

Ndër të tjera, ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, ka theksuar se anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK-së do t’u ofroj dëshmi dhe prova të filmuara se si u degjenerua i gjithë procesi zgjedhor i LDK-së në Podujevë.

Sipas Veliut, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni siç i drejtohet ai “dr.manipulatori”, “me bandën e tij ka për qëllim zhbërjen e LDK-së”.

Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i LDK në Podujevë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika