Veliu për vendimin e tij në vitin 2020: Qeveria Kurti duhet vetëm ta zbatojë atë vendim dhe nuk ka pse të bëjë spektakle

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se vendimi i tij për shfuqizimin e targave KS ka qenë për ta arritur normalitetin në Kosovë dhe sipas tij, Qeveria Kurti duhet vetëm ta zbatojë atë vendim dhe se nuk ka nevojë të bëjë spektakle

Agim Veliu, ish-nënkryetar i LDK-së

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të dielen e 21 gushtit përmendi vendimin e vitit 2020 për shfuqizimin e targave KS, të marrë në atë kohë nga Veliu.

Vuçiq ka sqaruar se çka i kishte propozuar në takimin e 18 gushtit në Bruksel, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

“Shfuqizimin e këtij vendimi për t’i kthyer targat KS si zëvendësim për ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme)”, por Vuçiq ka treguar se ky propozim është refuzuar.

“Ata shfuqizuan tabelat KS në mënyrë të paligjshme në 2020”, ka theksuar ai.

“Puna e Qeverisë Kurti është vetëm ta zbatojë atë vendim. Nuk ka as çka të bëjë spektakle, as asgjë tjetër. Le të ecë përpara”,  ka thënë Agim Veliu për Gazetën Express.

Tutje, ai është shprehur se nuk e di se cila ka qenë tema e diskutimit në mes të Kurtit e Vuçiqit në takimin e 18 gushtit në Bruksel, duke thënë se nuk e ka pëcjellë.

Sipas tij, vendimin e kishte marrë për ta kthyer normalitetin në Kosovë

“Le të mendojë Kurti a e shfuqizon apo e zbaton”, ka përfunduar Veliu.

Vuçiq e nxori para gazetarëve vendimin e ish-ministrit Agim Veliu për shfuqizimin e targave KS, duke thënë se ato janë të pranueshme për serbët, pasi janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe janë lëshuar nga UNMIK-u.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika