Veliu thumbon Abdixhikun: U desh një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa nuk është presidente e të gjithëve

Ish-nënkryetari i LDK-së, Veliu ka kritikuar të parin e LDK-së, Abdixhikun për raportet e tij të dikurshme dhe aktuale me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duke shtuar se ajo asnjëherë nuk ka qenë presidente e të gjithëve

Agim Veliu, ish-nënkryetar i LDK-së

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qëndrimet e tij ndaj presidentes Osmani.

Sipas Veliut, është dashur të kalojë një vit, që Abdixhiku ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë Abdixhiku me presidenten ka vetëm një komunikim institucional, ndërsa derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!”, ka shkruar Veliu.

Ai, ndër të tjera ka shtuar se “Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Sipas tij, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, siç thotë ai, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e ka rritur.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika